KreuBusull

Shpallet Miss Universe 2019; ja bukuroshja që rrëmbeu kurorën!

Këtë vit kurora e më të bukurës së Universit shkoi në Afrikën e Jugut. Bukuroshja Zozibini Tunzi rrëmbeu kurorën e Miss Universe, duke u shpallur më e bukura ndër 90 vajza që ishin në garë.

Edicioni i 68 i këtij kompeticioni u mbajt të dielën e 8 dhjetorit në “Tyler Perry Studios”, në Georgia të shtetit të Atlantas.

26 vjeçarja që u shpall fituese, është aktiviste e të drejtave grave dhe qëllimi i saj është që të promovojë bukurinë natyrale.

Në Miss Universe 2019, Shqipëria përfaqësohej nga bukuroshja Cindy Marina, e cila u rendit në 20 vajzat më të bukura nga 90 që ishin pjesëmarrëse në këtë garë.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF