Ajo është vetëm 29 vjeç, por që përpos hijeshisë, lidhjes me familjen mbretërore britanike e moshës së re, asgjë nuk e ka penguar Lady Kitty Spencer, të dashurohet 61 vjeçarin Michael Lewis.
Mediat britanike shkruajnë se mbesa e Princeshë Dianës është fejuar me milionerin Leëis, dhe duket se 61 vjeçari i ka propozuar për martesë bukuroshes Spencer në vigjilje të Krishtlindjes.
Nuk dihet se si dhe kur ka lindur romanca mes dyshes, por në maj të vitit të kaluar ata u panë në publik së bashku teksa po shëtisnin në New York.