KreuBusull

Maradona fiton gjyqin me “Dolce & Gabbana”; ja shuma që do t’i paguaj marka e njohur legjendës së futbollit!

Ish-legjenda e futbollit argjentinas Diego Armando Maradona, ka paditur shtëpinë e modës Dolce & Gabbana pasi emri i tij është përdorur nga marka e njohur pa i marrë leje Maradonës.

“Dolce & Gabbana” ka krijuar një fanelë të Napolit në të cilën ka gdhendur emrin e Maradonës.

Ylli i futbollit sigurisht nuk e ka pranuar këtë veprim të shtëpisë së modës, pasi sipas tij D&G ka përfituar nga përdorimi i imazhit të Maradonës.

59 vjeçari vendosi ta ndjeki penalisht markën italiane, dhe Gjykata e Milanit sanksionoi gjithçka në favor të Diego Armando Maradonës, duke vendosur që “Dolce & Gabbana” të paguajë 100 mijë euro legjendës së futbollit.

 

 

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF