KreuBusull

Tragjedi ajrore mëngjesin e sotëm; bie avioni me 167 pasagjerë; asnjë i mbijetuar!

 

Një aksident i rëndë ajror ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në Iran.

Sipas të dhënave parakrake një avion ukrainas Boeing me 176 pasagjerë në bord, është rrëzuar në një zonë midis qyteteve Parand dhe Shahriar, vetëm pak minuta pas ngritjes nga aeroporti “Imam Khomeini” në Teheran. Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, ndërpreu vizitën e tij zyrtare në Oman, dhe u rikthye me urgjencë në Kiev.

Ai i ka shprehur paraprakisht ngushëllime familjarëve të viktimave, ndërsa tha se është në pritje të hetimit  që do të zbardhë shkaqet e rrëzimit të avionit.

“Sipas informacioneve paraprake, të gjithë pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit kanë vdekur. Ambasada jonë po punon për të sqaruar informacionin rreth rrethanave të tragjedisë, dhe listës së pasagjerëve të vdekur.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF