KreuBusull

Ndahet nga jeta papritur, aktori 55 vjeçar!

 

Është ndarë nga jeta sot (11 dhjetor), aktori i njohur Philip McKeon në moshën 55 vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur një burim pranë aktorit të ndjerë, teksa nëpërmjet një statusi ai ka dhënë lajmin e trishtë të humbjes së mikut të tij.

“Ne jemi të prekur në zemër dhe të shkatërruar për vdekjen e Phil. Sensi i tij i mrekullueshëm i humorit, mirësisë dhe besnikërisë do të mbahet mend nga të gjithë”; shkruhet në status.

McKeon ka disa role të njohura gjatë karrierës së tij, ndërsa filmi që e bëri atë të famshmë në të gjithë botën ishte “Alice”.

Së fundmi aktori nga Teksas mori një shkëputje nga kinematografia, për t’ju dedikuar krejtësisht radios.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF