Duket se rasti i Quaden, vogëlushit me nanizëm që i lutej të ëmës t’i jepte një litar që të vriste veten sepse shokët në shkollë e tallnin, ka prekur njerëz të thjeshte e të famshëm.
Video prekëse nuk ka lënë askënd indiferent dhe emra të famshëm botëror janë ofruar për t’i ardhur në ndihmë të voglit me mbështetje financiare e morale, siç ishte edhe rasti i komedianit me nanizem Brad William që ka hapur një fushatë për të mbledhur fonde për 9 vjeçarin.
Këngëtarja shqiptare Vesa Luma, tejet e prekur nga bullimi i Quaden ka zbuluar për herë të parë se edhe ajo në fëmijërinë e saj ka qenë viktimë e bullizmit në shkollë.
Nëpërmjet disa postimeve në instastory, Luma ka ndarë eksperiencën e vështirë përsonale dhe u ka bërë thirrje prindërve t’u flasin sa më shumë fëmijëve e t’i mësojnë ata të duan pa kushte njerëzit.



















