Kanë kaluar mëse tre muaj që kur jeta e vogëlushit Alvin ndryshoi rrënjësisht.
Pas këmbënguljes së të atit dhe me ndihmën e shtetit italin, Alvini mundi të shkëputej nga kampi i luftës në Siri në të cilin kishte jetuar pesë vitet e fundit.
I mbetur jetim dhe i plagosur tre muaj më parë vogëlushi ishte një tjetër njeri, dhe kaq ndryshe nga ai që fatmirësisht është kthyer sot. I qeshur, i bukur e gjithë jetë, Alvini sot, tre muaj pas largimit nga kampi duket kështu:
Ka qenë Lapsi.al që ka siguruar disa foto të kohëve të fundit të 11-vjeçarit, dhe teksa shohim portretin gjithë dritë e lumturi të Alvinit ndihemi kaq të lumtur.



















