KreuBusull

2020 vit i brishtë; ç’do të thotë kjo?!

Rregulli thotë që vjen çdo katër vjet, ndërkohë tradita që është një vit i trishtë. Me siguri një vit i brishtë, është një vit jo normal. Prilli fillon në të njëjtën ditë të javës si Korriku në të gjithë vitet, dhë në të njëjtën ditë të javës si Janari në vitet e brishta.

Por çfarë është një vit i brishtë?

Është një vit me 366 ditë, kjo e fundit shtohet për të rregulluar shtyrjen e stinëve. Nëse do të mbaheshin gjithmonë 365 ditë, do të mblidhej çdo 4 vjet, një ditë me vonesë.

Rregulli

Ajo e kalendarit gregorian thotë: «Një vit është i brishtë nëse numri i tij mund të pjesëtohet me katër, përjashtim janë vite shekullore, (që janë të përpjesëtueshme me 100,) që nuk mund të përpjestohen me 400”.

Tradita angosaksone

Në botën anglosaksone, viti i brishtë quhet Leap year, d.m.th Viti i kalimit. 29 shkurti është Dita e Shën Patrikut dhe sipas traditës është e vetmja datë në të cilën vajzat, mund t’i kërkojnë të  të fejuarit të martohet me do. Tradita e do që ajo të këtë 12 palë dorashka, një për çdo muaj, për të fshehur dorën pa unazë të vajzës.

Historia

Ishte Jul Cesari që e prezantoi ditën më shumë çdo katër vjet, kjo për të barazuar llogaritë me 6 orët që mbeteshin çdo vit sipas përllogaritjeve të astronomit të tij. Ishte Papa Gregori XIII që me vendim papnor vendosi në 1582, të eliminonte 3 vite të brishta,  kjo sepse ishte parë të spostim përpara, duke shtuar nga një ditë, çdo katër vjet, duke rrezikuar Pashkën.

Vit i brishtë, vit i trishtë

Romakët mendonin se viti i brishtë, ishte dhe vit i trishtë, që sillte epidemi dhe tragjedi të mëdha. Ndërsa të tjerë mendojnë që është dhe viti i balenës, sepse mendohet se balen lind çdo katër vjet. Vitet e brishta  përkojnë dhe me realizimin e Olimpiadave.

Çdo vit ka 365 ditë , por viti i brishtë ka 366 ditë , pasi që muaji Shkurt në çdo 4 vite ka 29 ditë.

 

 

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF