Interneti është i bindur se Akeisha Land 39 vjeç është binjakja e humbur e Meghan Markle.
Së fundmi instagrami i saj është mbipopulluar shumë pasi ngjashmëria e madhe që nëna e dy fëmijëve ka me Dukeshën e Sussex ka bërë që Akeisha nga Missouri të komentohet gjerë e gjatë në internet.
Në fakt duke parë fotot e 39 vjeçares është e vështirë të përcaktosh se ku mbaron Meghan e ku fillon Akeisha në këto foto.
Sozia e bashkëshortes së princ Harry është shprehur se ajo e ka vënë re që herët, ngajshmërinë e portretit të saj me të të Meghan, por ka menduar se gjithçka është pjellë e imagjinatës së saj.
Por tani është tepër vonë, fotot e saj janë bërë virale dhe miliona komentues janë të bindur se një ngjashmëri e tillë mund të jetë vetëm mes binjakësh.



















