KreuBusull

Të qeshësh nën bomba; loja që babai sirian shpiku për të mos trembur të bijën, preku miliona zemra!

 

Një video e një babai sirian me të bijën tre vjeçare ka bërë xhiron e rrjetit, duke prekur miliona zemra nekënd botës.

Bomba? Jo, aspak! Më mirë t’i quajmë fishekzjarre apo armë prej lodre. Kështu ja ka shpjeguar Abdullah Al- Mohammad vajzës së tij tre vjeçare zhurmën e shkaktuar nga shpërthimet e shpeshta të bombave në qytetin ku ata banojnë në Siri.

Babai i Salwa ka shpikur një ‘lojë’ “të qeshësh nën bomba”; sipas së cilës sa herë që do të dëgjonin bombat të bini jashtë, ata do të qeshnin, sepse Salëa e vogël tashmë e di se ajo zhurmë shkaktohet nga fishekzjarret.

Abdullah vendosi të shpikë këtë lojë për të mos trembur të bijën e cila ka kaluar disa trauma për shkak të luftës në Siri. Nga frika e bombardimeve familja është detyruar të lërë shtëpinë e tyre në Saraqib dhe të zhvendosen në shtëpinë e një mikut të familjes në qytetin  e Sarmadës.

 

Babai sirian ka ndarë në rrjete sociale të së bijës teksa qesh me të madhe kur dëgjon bombardimet.

Kjo video është shpërndarë miliona herë dhe ka prekur këdo që e ka parë.

 

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF