KreuBusull

Mbyllen shkollat e lokalet; shënohet viktima e parë në Itali nga koronavirus!

Koronavirus po përhapet me ritme të shpejta në të gjithë botën, ndonëse çdo shtet është mobilizuar maksimalisht për të mos lejuar depërtimin e këtij virusi.

Fatkeqësisht virusi vdekjeprurës ka shënuar viktimën e parë në Itali. Bëhet fjalë për një 77 vjeçar nga Padova, i cili ndonëse qëndroi i shtruar në spital nën kujdesin e mjekëve, ai nuk ja doli ta fitojë betejën me sëmundjen që po merr mijëra jetë.

Raportohet se në shtetin Italian janë shënuar 17 raste me koronavirus, ndërsa në rang botëror shifrat e të prekurve janë alarmante pasi numërohen rreth 77.000 të prekur dhe më shumë se 2000 të vdekur, në vetëm 2 muaj që prej shfaqjes së virusit për herë të parë në Dhjetor të 2019-ës.

 

Autoritetet kanë urdhëruar mbylljen e shkollave, bareve e restoranteve në zonën e Lombardisë, aty ku edhe u shfaq për herë të parë virusi.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF