Më 24 korrik 2019 Petrik Lekaj vrau me thikë të bijën 20 vjeçare pas një debati që patën në makinë.
Familja Lekaj jeton prej vitesh në Australi dhe ngjarja e verës së kaluar shokoi publikun Australian.
49 vjeçari prej 7 muajsh ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike dhe aktualisht ai është nën mbikqyrjen e mjekëve në një insitut të shendetit mendor.
Ndërsa gjykata nuk e ka dhënë ende vendimin për Lekajn, së fundmi është bërë publike rrëfimi rrënqethës i Petritit teksa ka treguar me dataje se si e vrau të bijën:
“E gjuajta një herë, isha ulur në vendin e shoferit,” tha ai. “Pastaj u ula mbrapa dhe… vazhdova. Vetëm e gjuaja me thikë. Ajo luftonte, përpiqej të hapte derën dhe dritaren. Kur s’po lëvizte më, gjuajta veten. Si mund të vrisja time bijë, si e bëra këtë? I thashë që kisha bërë gjithçka për të, si mund të ma kthente kështu… Si mund të sillej në këtë mënyrë, si mund t’i hidhte të gjitha poshtë. Doja ta trembja. Diçka më pushtoi, nuk di si ta shpjegoj diçka kaq të tmerrshme. Thjesht doja ta trembja, nuk thuhet ajo që bëra unë… Do të doja të mos isha këtu.”; ka rrëfyer Lekaj para autoriteteve.
Petrit Lekaj rrezikon burgim të përjetshëm, ndërsa të martën do të merret vendimi përfundimtar.