Që prej dy ditësh Italia është në vënë në alarm për shkak të shfaqjes së virusit “Korona” i cili deri tani i ka marrë jetën 4 personave e janë infektuar 157.
Veriu i Italisë është zona më e prekur nga koronavirus, duke bërë që shkollat dhe shumë ambiente publike të mbyllen e njerëzit të izolohen në banesat e tyre.
Frika nga virusi vdekjeprurës duket se ka paralizuar edhe zhvillimet kulturore dhe kjo u pa të dielën e cila përmbylli Javën e Modës në Milano, ku stilsti Giorgio Armani si kurrë më parë prezantoi koleksionin Vjeshtë- Dimër 2020-2021 në një sallë komplet bosh.
Dizenjatori e mori këtë vendim vetëm pak orë para se të fillonte sfilata, ndërsa në Veriun e Italisë kishte nisur paniku i përhapjes së sëmundjes.
Si shenjë solidariteti me Kinën, që në gjithë botën shihet si ‘fajtorja’ e përhapjes së Koronavirus, Armani kishte zgjedhur 12 modele kineze të veshura me koleksionin Armani Spring Privé 2009-2019, të gjitha të frymëzuara nga Kina.



















