KreuBusull

Resorti i njohur në Spanjë në karantinë; turisti Italian i infektuar me koronavirus!

 

1000 turistë janë vënë në karantinë në hotelin “Costa Adeje Palace” në Tenerife, pasi një turist Italian rezultoi i infektuar me koronavirus.

Italiani nuk u ndje mirë ditën e djeshme teksa ndodhej me pushime në rezortin e njohur dhe pasi i është nënshtruar testit ai ka rezultuar pozitiv si mbartës i Koronavirus.

Turisti është nga Lombardia, qytet ku edhe shpërtheu virusi për herë në parë në Itali dhe mësohet se ka qëndruar në hotelin e Tenerife për 7 ditë së bashku me bashkëshorten e tij.

Sapo rasti është bërë publik, autoritetet kanë shkuar në resort ku tashmë janë në karantinë 1000 turistë, në mënyrë që të ndalojnë daljen apo hyrjen në “Costa Adeje Palace”.

Pjesa më e madhe e turistëve janë me origjinë nga Britania e Madhe dhe për momentin nuk është regjistruar asnjë i prekur tjetër brenda resortit, por karantika do të vazhdojë për një afakt kohor të pacaktuar.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF