KreuBusull

Xhesika Polo humb të ëmën dhe Valbona Mema të motrën!

 

Këtë të mërkurë është ndarë nga jeta nëna e këngëtares Xhesika Polo. Lajmin e ka bërë të ditur vetë artistja nëpërmjet një postimi në instastory ku lajmëron për largimin e parakohshëm nga jeta të së ëmës.

“Lamtumirë mam”; shkruan Xhesika nën postimin më të vështirë e të trishtë të jetës së saj.

Florenca vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë, betejën me të cilën nuk mundi ta fitonte.

E ndjera është edhe motra e këngëtares Valbona Mema, e cila me dhimbje i ka dhënë lamtumirën së motrës pak orë më parë.

“Lamtumirë motra ime e shtrenjt; qoftë i lehtë dheu për ty zemra ime”; kanë qenë fjalët e ndjera me të cilën Valbona ka ndarë me publikun lajmin e trishtë të largimit nga jeta të një prej njerëzve më të shtrenjtë të jetës së saj.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF