KreuBusull

Ushtria del në rrugë, ngre Post Blloqe kudo, gjobë kush shkel vetë-karantinimin!

Nisur nga dita e nesërme, Forcat e Armatosura dhe Policia e Shtetit do të dalë në rrugë për të kontrolluar të gjithë njerëzit që kanë ardhur së fundmi nga Italia.

Në të gjitha pikat kyçe të vendit, në qytete dhe lagje, do të vendosen Post Blloqe për të kontrolluar nëse të gjithë të ardhurit nga Italia, të cilët nuk zbatojnë urdhrin e dhënë për të qëndruar të izoluar për 14 ditë.

Mësohet se Policia e Shtetit është perimetri i parë, dhe nëse personat e verifikuar shkelin periudhën kohore të vetë-karantinimit. Nëse personi nuk i ka respektuar rregullat e vendosura nga Ministria e Shëndetësisë do të merret për t’u izoluar me forcë nga ana e Ushtrisë. Kush e thyen vetëkarantinimin do të penalizohet me gjobë

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF