KreuBusull

Ajo meriton gjithë botën dhe RING ka menduar për gruan e jetës tuaj këtë 8 Mars!

 

Është e vërtetë që një grua meriton botën në çdo ditë të javës, muajit e vitit; dhe nuk ka rëndësi nëse 8 Marsi është ditë proteste a feste; nëse shumë prej jush kanë marrë turravrapin për ta bërë atë të lumtur por ende nuk e dini se si, mbani frymën:

 

RING ka menduar t’jua zgjidhë këtë dilemë dhe në mënyrën më të mirë të mundshme!

Nëpërmjet një fushate tejet bujare, Qendra Tregtare RING ka vendosur të bëjë super ulje, për katër ditë me radhë nga datat 5 deri më 8 mars, ku në dyqanet e markave më të njohura të veshjeve; bizhuterive e kozmetikës ju me siguri do të gjeni dhuratën perfekte për nënën, motrën apo partneren tuaj.

Nuk ka rëndësi nëse ju nevojitet diҫka jo ekstravagante, apo nëse doni ta përkëdhelni femrën e rëndësishme të jetës tuaj me një dhuratë luksoze, pasi në RING mund të gëzosh çdo grua; edhe nënën që shpesh mjaftohet vetëm një përqafim; edhe motrën e llastuar që prej kohësh ju kërkon ato këpucët Primadonna apo Bufalo; e po ashtu edhe partneren për të cilën jemi të sigurt që mezi po pret një set bizhush nga Preciosa, Verde, Watches, Moa që janë lider të markave të bizhuve në botë.

Të gjithë e dimë se ‘shopping’ është ‘sporti’ i preferuar i çdo gruaje ndaj markat prestigjoze si  Lindex, Piazza Italia, Tezenis, U.S Polo Alviero Martini e që drejtojnë modën kudo në botë  kësaj here në RING vijnë më lirë se asnjëherë dhe lajm më të mirë se kaq nuk mund të merrnim këto ditë.

Por jo vetëm kaq; këtë 8 mars gruaja e jetës tuaj do të ndihet më e  bukur dhe e freskët se kurrë nën kujdesin e profesionistëve të qendrës estetike “Bamboo Nail Bar” që ndodhet në RING dhe na besoni se për një dhuratë të tillë cilësdo grua do t’i shkëlqenin sytë….

Dhe qërshia mbi tortë që për çdo femër është oaz lumturie do të jenë Beauty Point dhe Fresh Line!

Ndërsa 8 marsi është kaq afër, tashmë të gjithë  e dini destinacionin që është një dhe i vetëm; RING është zgjudhja  për t’i dhuruar botën grave të jetës tuaj.

Tags:

Home Business

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF