Italia është vendi i dytë në botë me më shumë të prekur dhe me më shumë vdekje nga Koronavirus. Deri në këtë moment shteti Italian numëron rreth 9000 të infektuar dhe 463 të vdekur, dhe kjo shifër e lartë viktimash ka bërë që Gadishulli Apenin të marrë masën drastike të futjes së të gjithë shtetit në karantinë.
Duket se një ndër arsyet e përhapjes së madhe të Covid 19 ka qenë neglizhenca dhe mos trajtimi i çështjes në mëyrë serioze nga qytetarët e thjeshtë.
Alfred Ciku është një shef kuzhine që punon në një restorant shqipar në Milano, i cili në një lidhje direkte në emisionin e Rudina Magjistarit këtë të hënë tregoi se sa keq është situata atje dhe u bën thirrje shqiptarëve ta marrin seriozisht kujdesin për veten dhe të afërmit.
“Është një virus që përhapet shumë shpejt dhe nëse njerëzit mbajnë distancat do ia dalin, siç po bëjnë në Kinë. Këtu pak vonë, por njerëzit po rrinë në shtëpi e të respektojnë distancat, kanë filluar të ndërgjegjësohen. Në fillim s’e morëm kaq seriozisht. Këtu gjendja në spitale është drastike. Spitalet janë plot, shpresoj që në Shqipëri kjo gjë të mos ndodhë. Kam ditë që lutem që kjo gjë të mos ndodhë në Shqipëri”; u shpreh Ciku në thirrjen drejtuar shqiptarëve.