KreuBusull

Mposhtën Koronavirusin: mjekët kinezë nisen drejt Italisë, 31 ton ndihma me vete!

 

Një ekip mjekësh kinezë janë nisur drejt Italisë, për të ndihmuar kolegët vendas në betejën me koronavirusin, duke marrë me vete 33 ton pajisje mjekësore

Mjekët janë pjesë e Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë së Kinës dhe Kryqi i Kuq në Kinë.

Furnizimet mjekësore vijnë nga disa qytete kineze. Mjekët kanë sjellë edhe sasi të konsiderueshme të barnës “Lianhua Qingëen”, që ka treguar se lufton me efektivitet të lartë inflamacionin në mushkëri.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, ekipi i mjekëve tregon se janë bërë bashkë për të shpëtuar jetë.


“Për të luftuar epideminë Covid-19 së bashku, qeveria kineze dërgoi një skuadër me ekspertë mjekësie në Itali, të formuar nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë dhe Shoqëria e Kryqit të Kuq në Kinë. Skuadra do të udhëtojë drejt Romës sot së bashku me donacione që konsistojnë në pajisje mjekësore dhe furnizime’, shkruhet në fotografitë e mjekëve të përgatitur për të shkuar në Itali.

Ende nuk ka një datë ekzakte për kthimin e mjekëve në Kinë. Ndërkohë, Italia është vendi i dytë në botë me numrin më të lartë të të infektuarve dhe viktimave nga koronavirusi.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF