Të shohësh një Papë që ecën në rrugë si qytetar i thjeshtë, nuk është diçka që mund të haset shpesh, por kësaj here Papa Francesku ka bërë një përjashtim.
Papa ka lënë Vatikanin dhe është parë të ecë rrugëve të Romës. Ai është lutur që pandemia e koronavirusit të përfundojë.
Kreu i Vatikanit ka shkuar në këmbë në kishën San Marcello al Corso dhe më pas Salus populi Romani.
Ai ka bërë një lutje kundër asaj që po ndodh me pandeminë e cila ka marrë jetë njerëzish.
Për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme në Itali Vatikani ka anuluar të gjitha ceremonitë që u paraprijnë Pashkëve!



















