KreuBusull

Shqiptarët sapo bënë gabimin e Italisë! Pipero bën thirrjen e fortë!

Sapo u publikua masa drastike katantinës së Tiranës e Durrësit për tre ditët e ardhshme, qytetarë TË PAPËRGJEGJSHËM morën makinat e tyre dhe u nisën drejt Korcës e Pogradecit, për të kaluar fundjavën. Këtë gabim fatal e bëri dhe Italia kur shpërtheu virusi në Veri dhe italianët nisën të dyndeshin në Jug dhe përfundimi është ai që tashmë të gjithë e dimē, Italia është gjunjëzuar.
Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero, i cili është njohur me fenomenin bëri një thirrje të fortë mbrēmë në “Opinion” :


“Me qindra automjete apo shqiptarë kanë udhëtuar nga Tirana  në drejtim të Korçës apo Shkodrës dhe Lezhës për fundjavë. Besoj se po bëjnë një gabim shumë të rëndë dhe është gabimi që bëri dhe Italia që në fazat e parë të kësaj epidemie, duke lejuar që veriun të ikte në jug. Përmes jush bëj një thirrje tjetër. Mirë që kanë vajtur po të paktën të jepet një urdhër i prerë që nesër të mos hapet asnjë shërbim. Është një gabim shumë i madh në këtë situatë. Gjysma e Tiranës mund të jetë në Pogradec nesër, është shumë gabim”, deklaroi Pipero

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF