‘E dini çfarë është gjëja më e tmerrshme dhe e trishtë që po shohim këto ditë?! Pacientët largohen nga kjo botë me vetëdije të plotë, por ata nuk kanë asnjë familjar pranë që t’u japin përqafimin e fundit’: është shprehur një mjeke italiane që po lufton me virusin e padukshëm çdo ditë.
Një çift italian qê nuk mundën t’i mbijetonin sëmundjes humbën jetën në tê njëjtën ditë me vetëm një 2 larg distancë nga njëri tjetri.
Severa Belotti, 82 vjeç dhe Luigi Carrara, 86 vjeç, jetuan në qytetin Albino, në provincën veriore të Bergamos.
Njëri vdiq në 9.15 të mëngjesit dhe tjetri në 11:00, më pak se dy orë larg.
I biri Luca Carrara i tronditur nga tragjedia ka vajtuar humbjen e prindërve të tij dhe ajo çfarë e thellon më shumë këtê ngjarje të dhimbshme është fakti se ai nuk mundi dot t’i përqafonte.
Luca na shkruar një status në rrjete sociale dhe trishtimi teksa lexojmë çdo ditë statuse lamtumire na kaplon të gjithëve.
“Përshëndetje mami dhe babi, ky virus i keq ju bëri që të largoheni në të njëjtën ditë, a do të vazhdoni të grindeni atje lart? Unë mendoj kështu, por më pas gjithçka përfundon në një përqafim” ka shkruar Luca



















