Koronavirus duket se po shkakton një krizë diplomatike mes dy superfuqive botërore; Kinës dhe SHBA-ve.
Zëdhënêsi i Ministrit të jashtëm kinez ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mungesë transparence ndaj tē sëmurëve me koronavirus duke guxuar të hedhë hipotezën se virusin e sollën në Whan ushtarët amerikanë në nëntor të 2019.
Nga ana tjetër Kina qortohet nga SHBA për mënyrēn e reagimit ndaj Koronavirus dhe se sipas Këshilltarit të Sigurisë amerikane Robert O’Brien shteti kinez reagoi shumë ngadalë ndaj masave për të parandaluar përhapjen e virusit, gjë që sipas tij i kushtoi botës 2 muaj kohë.
Zhao Lijian, zëdhënësi i ministrit të Jashtëm të Kinës e ka marrë tejet ofensive këtë akuzë të Amerikës dhe në një status në twitter ai shkruan:
“Kush është pacienti zero ne SHBA dhe kur nisi? Sa njerëz janë infektuar? Si quhen spitalet ku po kurohen? Mund ta ketë sjellë ushtria amerikanë virusin në Wuhan. Tregohuni transparent! Bëni publike të dhënat. US na detyrohet neve një shpjegim”



















