KreuBusull

Ilaçi që kuron pacientët me koronavirus në Itali vjen në Shqipëri!

Në morinë e lajmeve të trishta që na është dashur të lexojmë këto ditë për shkak të koronavirusit, një dritë shprese duket se po vjen.

Mjekët Italianë që po luftojnë ditë e natë me virusin e padukshëm i kanë trajtuar pacientët me një lloj ilaçi që duket se ka rezultuar i efektshëm.

Ilaçi Tocizilumab që deri më sot ka shërbyer për trajtimin e artritit rheumatoid, është duke u aplikuar prej ditësh në Itali tek të infektuarit me koronavirus që kanë shfaqur komplikacione, duke dhënë rezultat, por mbi të gjitha shpresë se ky virus mund të mposhtet.

Aktualisht ky medikament nuk ndodhet në farmacitë shqiptare, por vetëm në spital. Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero në një intervistë për ”Panorama Plus” ka treguar se është porositur një sasi e konsideruar për t’u ardhur në ndihmë të infektuarve me koronavirus në Shqipëri.
Pëllumb Pipero bën me dije se Tocizilumab përdoret specifikisht në persona të intubuar dhe se është porositur një sasi optimale për t’ju përgjigjur nevojave në vendin tonë.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF