Vetëm pak javë më parë Kina ishte shteti më i prekur në botë nga virusi vdekjeprurës Covid-19, por duket se e gjitha tashmë për kinezēt ishte një ēndërr e keqe e lënë pas.
Teksa e gjithē pjesa tjetër e botës, sapo ka nisur luftën me këtë virus, duke paralizuar jetën kulturore, akademike, e politike nē pothuajse çdo shtet, nēpërmjet izolimit në shtëpi, Kina i është rikthyer normalitetit.
Duke parë zhdukjen e koronavirusit, Federata Kineze e Futbollit po mendon të rifillojë sezonin e Superligës kineze më 18 prill.
Sezoni fillonte në 22 shkurt, por ai u ndal pas shpërthimit të virusit. Specialistët kinezë të shëndetit publik ja atribuojnë këtë fitore ndaj virusit respektimit në mënyrë rigoroze të masave të karanatimit.
Në Kinë humbën jetën nga Koronavirus më shumë se 3000 persona dhe numri i të infektuarve i kaloi 80.000 persona.



















