Është përkeqësuar gjendja shëndetësore e dy prej tre personave të një familje në Demenas te Fierit, të cilët prej ditësh ishin vetëkarantinuar në shtëpine e tyre.
Mësohet se mëngjesin e sotëm dy anëtarët e familjes janë transportuar me ambulancë në infektivin e Tiranës për të marrë mjekim të specializuar ndaj koronavirus.
Babë e bijë kanë shfaqur komplikacione serioze ndërsa anëtarja e tretë e familjew (zonja e shtëpisë) e cila është po ashtu e infektuar vazhdon karantinimin nē shtëpi, pasi ajo ka shfaqur vetëm simptoma të lehta.
Pranë Spitalit të Fierit kanë mbërritur edhe ekipet e ISHP-së, për të marrë tamponët për 17 mjek, të cilët janë vetë izoluar pasi i shërbyen 61-vjeçares që nuk tregoi se ishte kthyer nga një udhëtim nga Italia.



















