Prej ditës së djeshme masat e izolimit të qytetarëve janë bërë edhe më drastike, duke mos lejuar asnjë këmbësor të dalë në rrugë pas orës 18:00.
Çdo masë e marrë këto ditë sado e rreptë dhe drastike të jetë është një përgjigje ndaj thirrjes së specialistëve për të qëndruar në shtëpi, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të evitohet përhapja e Covid-19.
Por, duket se për aktorin e humorit Julian Deda masa e marrë së fundmi për këmbësorët është e tepërt dhe nëpërmjet një statusi në rrjete sociale aktori i bën tê qartë kryeministrit se nuk ka ndërmend ta respektojë këtë masë.
“As ne këmbë të mos lëvizim?! E ekzagjerove Edo. I q.r. mor burrë. Unë për vete do dal, do ec në këmbë, ti hajde më ndalo po pate b….!”, shkruan Juli
Gjithsesi Julin nuk e kemi në lagje që ta shohim nëse do ta thyejë rregullin, por me siguri edhe ai si çdo shqiptar i përgjegjshêm do ta kuptojë që të paktën kësaj here çdo masë dhe çdo kufizim është në të mirën e të gjithëve.



















