Listës së emrave të njohur në fushën e politikës apo showbiz-it botëror qê janë infektuar me Koronavirus i është shtuar edhe aktori i ‘Game of Thrones’ Kristofer Hivju.
Aktori 41 vjeçar ka shkruar në instagramin e tij se pasi ju nënshtrua testit të Covid-19 ai rezultoi pozitiv.
Fatmirësisht ylli i filmit nuk ka simptoma të rënda të virusit, por ai ka ndjerë simptoma të një ftohje të thjeshtë.
E gjithë familja është karantinuar në banesên e tyre, ndërsa Hivju është vetëizoluar duke evituar kontaktin me ta.
Kristofer u bë i njohur në serialin ‘Game of Thrones’ me rolin e Tormund Giantsbane.



















