KreuBusull

Testohet për herë të parë vaksina e Koronavirusit!

Nëse rezultati do të jetë pozitiv ky do të jetë lajmi më i mirë që mund të marrim këto ditë, teksa e gjithë bota është në kolaps për shkak të virusit vdekjeprurës Covid-19.

Shkencëtarët e amerikanë kanë krijuar një vaksinë që mendohet se parandalon infektimin e njerëzve me këtë virus dhe ditën e djeshme kjo vaksinē është testuar tek vullnetari i parë.

Vullnetarja është një grua nga Shtetet e Bashkuara, nënë e dy fëmijëve. Ajo është injektuar sot me vaksinën me emrin “mRNA-127” e zhvilluar nga kompania amerikane “Moderna Inc”.

“Ndjehem shumë mirë”, ishin fjalët e para të saj pasi u injektua me vaksinën.

43-vjeçarja Jennifer Haller tha se është e lumtur që është bërë pjesë e diçkaje kaq të madhe. Injeksioni nuk i infekton vullnetarët me koronavirus, pasi nuk e përmban virusin, por në këtë fazë po testohet nëse përbërësit e saj mund të shkaktojnë efekte anësore te pacientët.

Megjithatë kjo nuk është vaksina e parë, qindra kompani në SHBA dhe botë po punojnë për zhvillimin e një vaksine që do të luftojë koronavirusin.

Vaksina do të duhet testohet edhe te dhjetra vullnetarë të tjerë për të parë rezultatet, përpara se të jetë e gatshme për t’u përdorur te pacientët me Covid-19m çka sipas rregulloreve të shteteve mund të kërkojë nga 8 muaj deri në 1 vit kohë.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF