KreuBusull

Prej ditësh pranë pacientëve me covid-19: vetëvritet infermierja italiane!

Një infermiere 49-vjeçare nga Italia i ka dhënë fund jetës  duke u hedhur në lumin Cortellazzo (Venecia). Ajo punonte në spitalin Jesolo ku kishte disa pacientë me koronavirus.

Gruaja jetonte vetëm prej dy ditësh ishte izoluar në shtëpi sepse dyshohej se mund të kishte infektuar me covie-19.

Ndërsa ishte në pritje të rezultatit të testit, fatkeqësisht ajo mori aktin e vetëflijimit.
Trupi i gruas u tha se u gjet në orët e para të së Mërkurës 18 Mars nga një peshkatae. Pas raportit, ndërhynë ushtarët e rojes bregdetare që identifikuan trupin.

Kolegët dhe njerëzit që e njohën atë e përshkruajnë si një person të përkushtuar në punë dhe shumë e gatshme për nevojat e të tjerëve. 49-vjeçarja, si shumë punonjës të tjerë të shëndetit, në këto ditë kishte ekspozuar veten në rrezikun e një infeksioni për të ndihmuar ata që ishin të sëmurë, ajo ishte një nga shumë heronjtë e këtyre ditëve.

Por nuk ishte koronavirusi ai që e vrau atë, por ndoshta gjithçka që sëmundja ka shkaktuar: Frika, vetmia, lodhja, dhimbja e izolimit, pasojat e renda që po lë pas kjo luftë me armikun e padukshëm.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF