KreuBusull

Shkon për të bërë hundën, por fsheh simptomat e gripi; pacienti infekton stafin mjekësor!

Në ditët që po jetojmë nëse do të na duhet të shkojmë në spital, për çfarëdolloj problemi shëndetësor, pyetësori i personelit të spitalit nis me simptomat e Covid-19.


Një pacient (shumë i papërgjegjshëm) në Aosta të Italisë, duke mos dashur t’i shtyhet takimi për rimodelimin e hundës, fshehu simptomat gripale që kishte ndjerë së fundmi
Fshehu simptomat e gripit, që në fakt kishin qenë simptoma Koronavirusi.


Ka qenë anestezisti ai që ka kuptuar se me pacientin kishte diçka që nuk shkonte pasi atij menjëherë kishte nisur t’i ngrihej temperatura e trupit. Pasi mjekët i bënë tamponin, italiani rezultoi pozitiv ndaj Covid-19.

Mirëpo ndërkohë, ia kishte infektuar anestezistin, kirurgun dhe infermieren.
Prokuroria e Aosta ka nisur një hetim lidhur me rastin, ndërkohë që pacienti rrezikon 12 vite burg.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF