Koronavirus nuk ka kursyer as njerëzit e Zotit, të cilët sigurisht janë të vdekshëm si ne.
Të paktën 18 priftërinj kanë humbur jetën për shkak të Covid-19 raportojnë mediat e huaja.
10 prej tyre kanë qenë nga Bergamo ndërsa pjesa tjetër nga krahinat e tjera në Lombardi.
Njësoj si mjekët edhe priftërinjt janë të ekspozuar ndaj virusit vdekjeprurës, pasi misioni i tyre është që të jenë sa më pranë të sëmurëve, dhe fatkeqësisht shpesh janë infektuar edhe vetë.
Megjithatë Papa vijon t’i japi kurajo priftërinjve katolikë që të kenë mirësinë e të dalin jashtë për të qenë pranë të sëmurëve në këto ditë të vështira që po kalon Italia dhe e gjithë bota.
Italia aktualisht numëron 109.627 persona të infektuar me Covid-19 dhe 4999 të vdekur.



















