Babai i pacientit zero ka lënë spitalin Infektiv në QSUT, pasi u shërua nga koronavirusi.
Pas testit të dytë që rezultoi negativ për të moshuarin dhe një të afërm tjetër të tij të infektuar, dy të shëruarit tashmë do të qëndrojnë për 14 ditë brenda në shtëpi të vetëkarantinuar nën vëzhgimin e mjekëve.
Kryeministri Edi Rama ka postuar foton e momentit kur i moshuari lë ambientet e Infektivit në gjendje të mirë shëndetësore, pasi fitoi luftën me koronavirusin.
“I shëruari i parë del nga spitali për t’u mbyllur në shtëpi pa dalë fare 14 ditë, nën vëzhgimin e mjekëve fantastikë të Infektivit” shkruan Rama përbri fotos.



















