E gjithë bota po përjeton një kolaps për shkak të pandemisë së Covid-19 që po prek shtetet një e nga një.
Italia po pērjeton momentet më të tmerrshme ndonjëherë dhe njerëzit prej mëse dy javësh janë izoluar në shtëpitë e tyre.
Por, ajo që për ne njerëzit po rezulton tragjike, për kafshët duket si ‘marrje fryme’.
Pas ndalimit të varkave dhe turistëve për shkak të situatës së Covid-19, në Venezia e kanë marrë kontrollin kafshët e ujit.
Përveç peshqve, qytetarët kanë parë edhe mjelmat e delfinët në ujrat e pastra të qytetit dhe kanalet që më parë ishin të bllokura nga varkat.
Panorama e Venezia-s së fundi është një qytet pa njerëz, pa gondolat e famshme, por me delfinë që hidhen në ujë dhe mjelma që shëtisin në territorete tyre të reja.
Natyra dhe gjallesat e saj duket se e kane patur të nevojshme këtē pauz bashkëjetese me njerëzimin, ndonëse ne rraca njerêzore po e paguajmë shtrenjt.



















