KreuBusull

Shënohet viktima e parë nga Covid-19 në Kosovë.

Numri i të infektuarve me Koronavirus po rritet edhe në Kosovë, ndonëse rasti i parë u regjistrua vetëm pak ditë më parë.


Sot fatkeqësisht autoritetet kanë raportuar edhe viktimën e parë nga ky virus në Kosovë.
Bëhet fjalë për një 82-vjeçar nga fshati Dumnicë i Komunës së Podujevës. I moshuari vuante nga sëmundje të tjera kronike: kardiake dhe komplikacione në mushkëri.

I moshuari mësohet se kishte qenë në një udhëtim në Itali dhe ka infektuar edhe të birin.
Aktualisht në Kosovë janë 31 pacientë të prekur me Koronavirus.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF