Nëse deri para pak javësh ishim pothuajse të sigurt që Covid-19 nuk i prek të rinjtë e shëndetshëm, tani çdo ditë e më shumë realiteti i hidhur po na përplaset në fytyrë se ky virus nuk kursen askënd.
Një 40 vjeçar në Britani që prej vitesh merret me çiklizëm, po lufton me jetën mes aparaturash në spital, pasi është i infektuar me Koronavirus.
Bashkëshortja ka bërë një thirrje për të sensibilizuar qytetarët britanikë (dhe jo vetëm) të qëndrojnë nē shtëpi pasi nëse bashkëshorti i saj i fuqishēm e i shëndetshëm u prek, me siguri të gjithë jemi të ekspozuar ndaj këtij virusi të padukshëm që po vret çdo ditë:
“ Ka një fytyrë dhe emër prapa secilës prek këtyre statistikave. Mos mendoni se juve s’do t’iu ndodhë. Të jesh i shëndetshëm dhe i ri, nuk është një klauzolë për të shpëtuar. hipi një temperaturë e lartë të dielën në mbrëmje dhe ne e dëgjonim atë duke u kollitur gjatë gjithë kohës. Ditën e martë, burri im i gjatë dhe i shëndetshëm, nuk mundi më të lëvizte. Të nesërmen e dërguam në spital dhe nuk e kemi parë më që nga ajo ditë.Pavarësisht nëse jeni i ri apo i moshuar, i shëndetshëm ose mbipeshë, merreni seriozisht këtë virus. Ju mund të infektoheni pa e kuptuar, është e dukshme. Ju nuk e dini se ku mund t’I lini mikrobet tuaja dhe mund të infektoni shumë njerëz. Unë thjesht dua t’iu bëj thirrje që të qëndroni në shtëpi”; ka shkruar zonja nën një postim ne rrjete sociale.



















