KreuBusull

I dha respiratorin e tij një pacienti më të ri; pas pak prifti italian vdes!

Giuseppe Berardelli e ka çuar deri në fund misionin për hyjnor për t’i shërbyer njerëzve, ndonëse një akt vetëflijimi i mori atij jetën.


72 vjeçari, ishte një ndër të shumtë priftërinj të infektuar me Covid-19 në Itali, e teksa ndodhej i shtruar në spital duke marrë frymë nëpërmjet aparaturës së respiratorit, Giuseppe duket se nuk e duroi dot faktin që pranë tij ndodhej një pacient më i ri se ai në moshë, dhe ‘Ati’ pa dyzimin më tē vogël ja dhuroi pacientit tjetër aparaturën me të cilën merrte frymë, duke e ditur se kështu po kryente vetëvrasje.


Vetëm pak çaste më vonë prifti 72 vjeçar humbi jetën, e ndonëse largimi i tij përgjithmonë nga kjo botë të trishton, ajo çfarë është e sigurt është se shpirti i tij do të prehet në paqe.

Deri tani nē Itali numërohen 60 priftërinj që kanë humbur jetën nga Covid-19.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF