KreuBusull

Ashpërsohen masat: Nga e hëna vetëm 1 familjar del për pazar, me vete DUHET të kenë autorizimin!

Masat kundër Covid-19 janë ashpërsuar edhe më në vendin tonë. Njësoj si në Itali, edhe në Shqipëri qytetarët do të lejohen të dalin nga shtëpia vetēm për pazare dhe nga një familje lejohet vetëm një person dhe nga e hëna, familjari që do të dalë për pazar, duhet të ketë patjetër autorizimin me vete, përndryshe ka dënime.


“Gati aplikacioni online ose me sms për leje-daljen e vetëm një personi nga familja për të bërë pazar. Njësoj si javën e shkuar, nga ora 13.00 nesër deri të hënën 05.00 të gjithë në shtëpi dhe të gjithë qepenat mbyllur! Nga e hëna askush nuk del dot më në pazar, pa marrë lejen digjitale me e-mail ose telefon në emër të familjes

*Pas pak do të bëjmë prezantimin e aplikacionit që është shumë i thjeshtë dhe nga e hëna e deri në mbarim të luftës, do të jetë e vetmja rrugë për të dalë nga shtëpia në tiranë e në qendrat urbane”, ka shkruar kryeministri Edi Rama në një postim të publikuar pak më parë.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF