Ylli i “Crocodile Dundee” është ndarë nga jeta këtë javë në moshën 69 vjeçare për shkak të komplikacioneve të shkaktuara nga Covid-19.
Aktori Mark Blum luftoi për 1 javë me virusin, por fatkeqësisht nuk mundi dot të mbijetojë. Kolegët dhe miqtë kanë mbetur të shokuar nga ky lajm dhe shumë prej tyre i dhanë lamtumirën aktorit nēpërmjet mesazheve prekëse në rrjete sociale.
Mark numëron rreth 80 role në portofolin e karrierës së tij dhe projketi i tij më i fundit ishte shfaqja në Netfix e quajtur “You” ku 69 vjeçari luante rolin e Mr Mooney.



















