Mark Lalcaj është një shqiptar që jeton në Austri prej vitesh me familjen e tij, i cili është infektuar me Covid-19 gjatë punës së tij si taksist.
Nëpërmjet një lidhje në Skype në programin “Shqipëria live” babai i tre fëmijëve ka treguar realitetin e tij për 10 ditët që ai ështē izoluar në dhomēn e tij, pa patur asnjë kontakt me familjarët e tjerë. Ajo çfarë e bën më të vështirë izolimin është fakti se Markut i duhet çdo moment t’ju shpjegojē fëmijëve të tij se pse ata nuk mund ta prekin, t’i rrinë afër dhe ta përqafojnë babain.
“Është shumë e vështirë të mos përqafoj dot fëmijët e mi, mundohem t’jua shpjegoj me aq sa ata mund ta kuptojnë se babi ka një sëmundje ngjitëse dhe për disa ditë duhet të rrimë larg”; tregoi Lalcaj i prekur.
Më tej ai i dha një mesazh për të gjithë duke theksuar se do të ishte mirë sikur të gjithë të sillemi sikur jemi pozitiv me Covid-19, duke shmangur në maksimum daljet dhe kontaktet me të tjerët.



















