KreuBusull

Në ndihmë të Italisë; qeveria shqiptare dërgon 30 mjekë!

Italia mbetet vendi më i prekur nga COVID-19 me një numër të lartë vdekjesh dhe të prekurisht teksa stafet mjekësore janë në luftë për të përballuar flukset me pacientët që shtohen dita-ditës. Qeveria shqiptare ka vendosur t’i shkojë në ndihmë shtetit italian duke dërguar 30 mjekë dhe infermierë shqiptarë.

Nē fletoren zyrtare të shtetit shqiptar, shkruhet se qeveria ka ndarë një fond të veçantë për pjesën e delegacionit shqiptar, që do të vazhdojnë misionin në Itali. Sipas këtij fondi, mjekët do të paguhen me 3000 euro në muaj, ndërsa infermierët 2500 euro.


Ministria e Shëndetësië dhe Mbrojtjes Sociale do të bëjë përzgjedhjen e mjekëve dhe infermierëve, ndërsa  Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjës Sociale dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të marrin të gjitha masat për të siguruar transportin e personelit shëndetësor, mjekë dhe infermierë, drejt Italisë.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF