Një ndër emrat kyç në ekonominë e shtetit gjerman, Thomas Schafer ka ndërmarrë një akt të tmerrshëm vetëflijimi, duke u hedhur në shinat e trenit.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur të dielën (29 mars) në qytetin Hochheim pranë Frankfurt kur politikani është gjetur i shpërfytyruar si pasojë e dëmtimeve të rënda, në një stacion treni.
Mediat gjermane raportojnë se shkak i vetëvrasjes së ministrit ka qenë shqetësimi i thellë që 54 vjeçari ka patut për krizën ekonimike që pritet të shkaktojë Covid-19 në Gjermani.
I ndjeri ka lënë një letër, por që ende nuk është bërë publike.
Thomas Schafer ishte Ministër i Financave të Gjermanisë për gati 10 vjet dhe ka qenë aktiv në politikë për më shumë se dy dekada.
Ministri ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë.



















