KreuBusull

Sot nisin punën!  Infermieri shqiptar flet nga Italia: Situata jashtë kontrollit, vijnë papushim ambulanca e helikopterë!

Dy ditë më parë shteti shqiptar nisi në Itali 30 bluza të bardha, për t’u ardhur në ndihmë kolegëve italianë të cilët e kanë tejet të vështirë të përballojnē fluksin e të infektuarve me Covid-19 që në shtetin fqinj po kap shifrën 100.000!


Korab Gjana, një prej infermierëve që ju bashkua grupit shqiptar, ka realizuar një lidhje në Skype për televizionin Fax News ku ka rrëfyer situatën dhe gjendjen si duket nga afër.


Gjana tregoi se të dielën stafi shqiptar u njoh me situatën nga afêr ndërsa sot nis puna pranë të infektuarve.

Infermieri shqiptar rrëfeu se siç pritej situata është kaotike dhe duket e dalë jashtë kontrollit pasi në spitale vijnē të infektuar papushim.

“Pacientët janë të panumërt. Vijnë pa fund helikopterë dhe ambulanca. Nesër do fillojmë dhënien e ndihmës tonë ndaj stafit italian. Ditën e parë u informuam mbi masat dhe gjendjen në të cilën ndodhet vendi përballë kësaj situate”- u shpreh Gjana.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF