KreuBusull

Infermieri italian mbyt partneren: E vrava se më ngjiti koronavirusin!

Në ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Itali, teksa të gjithë po mundohemi të ruhemi nga Coronavirus.

Lorena Quaranta, një e re që së shpejti diplomohej në mjekësi dhe kishte ëndërr që në të ardhmen të bëhej një pediatre e zonja, ështê vrarë në rrethana misterioze nga i dashuri i saj infermier, me të cilin bashkëjetonte prej tre vitesh.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në provincën Furci Siculo dhe autori i vrasjen Antonio De Pace, pasi ka mbytur 27 vjeçaren ka tentuar të presi damarët, për t’i dhënë fund edhe jetës së tij.


Para policisë, i riu ka dhënë një arsye absurde si shkak për veprimin e rëndë, duke u shprehur se ‘e vrava se më ngjiti Koronavirus’.

Viktima dhe vrasêsi ju nënshtruan testit të Covid-19, dhe të dy rezultuan negativë.


Të njohurit e çiftit e kanë përshkruar dyshen si njerêz shumë të qetë dhe që asnjëherë nuk kanë qenë problematikë në komunitetin ku jetonin.
Autoritetet po punojnë për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF