Lucjan Elezi u duk se ishte ndër pacientët fatlumë, ku pas disa ditêsh trajtim në spital me Covid-19, i riu pati përmirësime optimiste dhe pritej që ai të shërohej plotësisht.
Pasi kreu testin e parë pas trajtimit, që rezultoi negativ, mjekët e dërguan 28 vjeçarin shqiptar në shtëpi, për të pritur përgjigjen që shpresohej të ishte po ashtu negative.
Por për fat të keq problemet me mushkëritë dhe frymëmarrjen, që kanë vazhduar edhe pas daljes nga spitali, kanë bërë që Elezi të humasë jetën.
28-vjeçari, me banim në komunën e San Giovanni di Fassa-Sèn Jan, ishte larguar nga spitali në Rovereto rreth dhjetë ditë më parë, pasi kishte pasur shenja përmirësimi nga koronavirusi.
Ai jetonte prej vitesh në Val Di Fassa në Trentino të Italisë.



















