KreuBusull

Një tjetër anëtar i Task-Forcës së Emergjencës, infektohet me Covid-19!

Ka shkuar në tre numri i të infektuarve me Covid-19 tek zyrtarët e Task- Forcës së emergjencës. Pak minuta më parë u raportua se Shefi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Andi Koraqi ka rezultuar pozitiv në testin e Koronavirus.

Koraqi është gjithashtu edhe zv/dekan i Fakultetit të Mjekësisë. Gjendja aktuale e profesorit të infektuar ende nuk është bërë me dije, dhe pritet një deklaratë për shtyp nga Ministria e Shëndetësisë.

I pari zyrtar Task-Forcës, i prekur nga Covid-19 ishte Shefi i Urgjencës Sknënder Brataj disa ditë më parë dhe pas tij u raportua se është infektuar edhe Drejtoresha e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor Mirela Cami.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF