‘Jetëgjati s’bëhet jetëshkurtër’ është një shprehje që ne e përdorim shpesh dhe duket se 104 vjeçarit Bill Lapschies nga Salem, Massachusetts i shkon më së miri.
I moshuari mendohet se êshtë pacienti më i vjetër që është shëruar plotësisht nga Covid-19, ndonëse sëmundja u duk agresive në trupin e tij, Bill ja doli ta mposhtë dhe të shpallet i shëruar.
I ndodhur në azilin e veteranëve nē Oregon 104 vjeçari dhe shoku i tij 90 vjeçar i shtëpisë së të moshuarve ishin të parët qē patën simptomat e Covid-19 më 5 Mars. Fatkeqësisht 90 vjeçari vdiq, ndërsa veterani i Luftës së Dytë Botërore doli shëndoshë e mirë nga kjo betejë.
Në fakt duket se Bill është mësuar të triumfojë në beteja dhe pandemi botërore, pasi sipas Dailymal, i moshuari i ka mbijetuar edhe Pandemisë së Gripit Spanjoll në vitin 1918 ku vdiqën 100 milion njerëz në mbarë botën, si dhe disa vite më vonë ai mbijetoi edhe Luftën e Dytë Botërore në vitin 1930.
Më 1 Prill Lapschies festoi ditëlindjen e 104.



















