KreuBusull

Merret vendimi: Bizneset vogla dhe familjarët, nuk do të paguajnë qira!

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një zgjidhje për qiratë e bizneseve të vogla dhe të familjeve. Për shkak të gjendjes së ‘luftës’ me Covid-19, Rama ka urdhëruar që deri në një njoftim të dytë, asnjë biznes i vogēl dhe asnjë familje që ka humbur punën për shkak të pandemisë, nuk do të paguajë qira.

Për ata qiradhënës që ushtrojnë presion tek qiramarrësit, qeveria do të marrë masa penalizuese.

“Me aktin normativ për masat e veçanta do të ndalohen pagesat e qirave nga ana e bizneseve të vogla dhe familjarëve të regjistruar në punë, që kanë ndaluar punën për shkak të luftës! Kush ka humbur punën në të zezë dhe ka këtë hall, mund të përfitojë nga kjo masë vetëm duke denoncuar punëdhënësin Qiradhënësit do të ndalohen t’u kërkojnë pagesën mujore këtyre subjekteve, ose do të penalizohen me gjobë sa pesëfishi i vlerës së qirasë përkatëse! Për çdo rast presioni nga qiradhënësit, subjektet qiramarrës të dy kategorive të mësipërme, të drejtohen në faqen online të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve!”- ka njoftuar Rama

Tags:

Home Business

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF