Termat më të dëgjuar këto ditë në mbarë botën sigurisht që janë Covid-19 dhe Coronavirus! Po si do tingëllonin këto terma nëse do ktheheshin në emra njerëzish?!
Një çift nga India kanë menduar t’i japin një frymë pozitive pandemisë që ka pushtuar botën, duke pagëzuar binjakët e tyre me emrat Kovid dhe Korona.
Foshnjat (një djalë dhe një vajzë) erdhën në jetë natën mes 26-27 Marsit në “Ambedkar Memorial Hospital” në qytetin Raipur.
Vinay Verma, nëna e bebave ka treguar për mediat indiane se kur stafi i spitalit dhanë idenë për t’i pagëzuar fëmijët me emrat më të dëgjuar tê momentit, ajo dhe bashkëshorti pranuan menjëherë dhe prindërit e rinj janë të lumtur që binjakët do të sjellin gëzim në jetët e tyre.
“Ne dëshiruam të lehtësonim ankthin dhe frikën që lidhen me këto fjalë dhe gjithashtu ta bëjmë rastin të paharrueshëm”; u shpreh Verma në një intervistë me Express News Service.



















