Në këto ditë të vështira që bota po kalon si pasojë e pandemisë sē Covid-19, në vendin tonë ka nisur solidarizimi qytetar për t’u ardhur në ndihmë nevojtarëve që s’mund të sigurojnë as kushtet minimale të jetesēs, aq mē tepër kur një pjese të mirë të shqiptarëve i është dashur të pezullohen nga puna për shkak të situatës.
Në studio televizive, ose jo; të njohur e të panjohur, të pasur e jo fort të pasur, kanë hequr diçka nga vetja për t’jua çuar të shtresës së vuajtur në shoqërinë tonë.
Nënë Tixhja, nuk është e pasur materialisht dhe si të gjithë të moshuarit e vetmja pasuri në vlerë monetare ēshtë pensioni modest që merr nga shteti; por të paktën kjo nënë nuk jeton vetëm; ka pranē fëmijët që kujdesen për të.
E trishtuar rreth situatës, nëna nga Farka ka dashur të solidarizohet me të moshuarit e tjerë; që ndryshe nga ajo janë vetëm dhe në vështirësi ekonomike. Në programin “Shqipëria Live” në Top Channel, e moshuara me zemrën e madhe tha se pensionin e saj ka dëshirë t’ja dhurojë të moshuarve të tjerë që janë vetēm.
“Nuk e dua pensionin tim prej 150 mijë lekësh (të vjetra), le të shkojë për të gjithë pensionistët e tjerë që janë vetëm”; tha e emocionuar në program nënë Tixhja .



















